Kina dhe Katari bien dakord të promovojnë bashkëpunimin ushtarak
2024-05-24 16:27:39

CFP

CFP

Ministri kinez i Mbrojtjes, Dong Jun, zhvilloi një takim në Pekin me zëvendëskryeministrin e Katarit dhe ministrin e Shtetit për Çështjet e Mbrojtjes, Khalid bin Mohamed Al Attiyah. Të dyja palët u zotuan të promovojnë më tej bashkëpunimin ushtarak, shkruan “Xinhua”.

Duke vënë në dukje se Kina dhe Katari janë partnerë strategjikë, Dong tha se është e domosdoshme të zbatohet konsensusi i arritur nga dy krerët e shteteve duke promovuar lidhjet ushtarake.

Ai bëri thirrje për përpjekje nga të dyja palët për të rritur besimin e ndërsjellë strategjik, për të zgjeruar fushat e bashkëpunimit dhe për të forcuar shkëmbimet e personelit për të ngritur bashkëpunimin ushtarak në një nivel më të lartë.

Al Attiyah tha se një Kinë e bashkuar dhe e begatë është në interesin e përbashkët të komunitetit ndërkombëtar.

Ai shprehu gatishmërinë e Katarit për të forcuar bashkëpunimin praktik nën nismën “Një brez, një rrugë” (BRI), të propozuar nga Kina, dhe për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve dhe dy ushtrive. (Irma)