CFP
Delegatë nga provinca Guizhou e Kinës jugperëndimore dhe përfaqësues nga qeveria e Laosit diskutuan në Vientiane mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin ekonomik, tregtar, kulturor dhe turistik, shkruan “Xinhua”.
Në takim morën pjesë guvernatori i Guizhou, Li Bingjun, kryetari i Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Industrisë së Laosit (LNCCI), Oudet Souvannavong, dhe zyrtarë nga sektorët përkatës.
Në takim u prezantuan potencialet për bashkëpunim mes dy palëve në fushën e logjistikës, transportit hekurudhor, plehrave, energjisë elektrike, bujqësisë, turizmit, ndër të tjera.
Oudet tha se takimi ishte një mundësi e rëndësishme për të afruar më tej marrëdhëniet midis dy palëve, duke shtuar se Dhoma e Tregtisë do të punojë me të gjitha palët për të thelluar shkëmbimet miqësore me Kinën.
CFP
Li deklaroi se shpreson që të dyja palët ta shfrytëzojnë këtë takim si një mundësi për të rritur më tej mirëkuptimin dhe për të promovuar bashkëpunimin në një nivel më të lartë dhe në fusha më të gjera. (Irma)