Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës anijeve tajvaneze: "Rezistenca e armatosur ndaj ribashkimit" është rrugë pa krye!
2024-05-23 21:01:48


Komanda e Zonës Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës filloi të enjten një stërvitje të përbashkët ushtarake dyditore, me emër të koduar "Shpata e përbashkët-2024A", në zonën përreth ishullit të Tajvanit, duke përfshirë forcat tokësore, detare, ajrore dhe raketore.

Në orën 7:45 të mëngjesit të së enjtes, disa grupe anijesh luftarake të Komandës së Zonës Lindore filluan të lëvizin me shpejtësi nëpër disa drejtime në zonën detare përreth ishullit të Tajvanit, duke krijuar një rrethim për t'u afruar drejt ishullit nga të gjitha anët dhe për të ushtruar presion. Të enjten pasdite, Komanda e Zonës Lindore vazhdoi të kryejë stërvitje në zonat detare dhe ajrore përreth ishullit të Tajvanit, duke përfshirë sulme detare, mbrojtje ajrore e kundër nëndetëseve dhe sulme të simuluara, për të testuar aftësitë e bashkëpunimit ndërmjet forcave të ndryshme dhe aftësitë e tyre për sulme të përbashkëta në kushte reale. 

Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës u bëri thirrje ekuipazheve të anijeve tajvaneze: "Mos sakrifikoni jetën tuaj për 'pavarësinë e Tajvanit'. 'Rezistenca e armatosur ndaj ribashkimit" është rrugë pa krye!"

(Li Huailiang/Artan)