Gjetjet e reja hedhin dritë mbi kryeqendrën e lashtë të Kinës jugperëndimore
2024-05-23 10:40:48

Foto nga Xinhua

Zbulimet e reja arkeologjike në provincën Yunnan të Kinës jugperëndimore i kanë sjellë arkeologët më afër zbulimit të strukturës së lagjes administrative të Yizhoujun të lashtë, një rajon që mbulon sipërfaqe të mëdha të Yunnan-it modern, bën të ditur “Xinhua”.

Në vitin 2023, gërmimet, që mbulojnë një sipërfaqe totale prej 1000 metrash katrorë në vendin Hebosuo në distriktin Jinning të Kunming, kryeqendra e Yunnan, zbuluan struktura arkitekturore, rrënoja rrugësh dhe gropash dhe gati 700 artefakte, sipas Jiang Zhilong, një studiues në Institutin e Relikteve Kulturore dhe Arkeologjike provinciale në Yunnan dhe drejtues i ekipit të gërmimeve.

Shtrirja e lagjes administrative të Yizhoujun gjatë dinastisë Han (202 p.e.s-220) është përcaktuar paraprakisht. Në vendin Hebosuo janë zbuluar më shumë se 300 pjesë bambuje të shkruara me fjalë, rrënoja arkitekturore dhe struktura që besohet të jenë themelet e murit të qytetit.

Që nga viti 2021, vende të ndryshme historike janë zbuluar në Hebosuo, duke përfshirë gropa hiri, rrënoja shtëpish, varre, puse dhe mbetje rrugësh. Këto gjetje tregojnë se qeveria qendrore e dinastisë Han perëndimore (202 p.e.s-25) ushtroi pushtet administrativ mbi rajonin e Yunnan, duke siguruar prova të rëndësishme fizike për formimin dhe zhvillimin e një Kine të bashkuar. (Elona)