Vazhdon të rritet numri i patentave të shpikjeve në Kinë
2024-05-23 10:35:34

Foto nga VCG

Numri i patentave për shpikje të dhëna në Kinë në katër muajt e parë të këtij viti dëshmoi një rritje prej 43.42 për qind nga një vit më parë, njoftoi këtë javë rregullatori kryesor i pronësisë intelektuale në vend.

Raporti i fundit i të dhënave të patentave nga Administrata Kombëtare e Pronësisë Intelektuale të Kinës zbuloi se mbi 362.000 patenta shpikjesh u dhanë në Kinë midis janarit dhe prillit të këtij viti, shkruan “Xinhua”.

Patentat e ndërmarrjeve përbënin shumicën dhe shfaqën normën më të lartë të rritjes nga viti në vit krahasuar me ato të marra nga universitetet, institucionet kërkimore dhe individët.

Kina zotëronte rreth 4.02 milionë patenta vendase të vlefshme për shpikje deri në fund të vitit 2023, duke e bërë atë vendin e parë në botë që mban mbi 4 milionë patenta të vlefshme shpikjesh vendase.

Patentat e shpikjeve me vlerë të lartë përbënin mbi 40 për qind të totalit, sipas administratës. (Elona)