Eventi me varkat e dragoit ndihmon në lulëzimin e miqësisë mes Kinës dhe Bullgarisë
2024-05-23 17:37:26


Një duzinë vozitës bullgarë së fundi morën pjesë në një konkurs me varkat e dragoit në qytetin Yunlong, si pjesë e udhëtimit të tyre të shkëmbimit kulturor në Kinë.

Yunlong në Ningbo, në provincën Zhejiang, njihet si vendlindja e kulturës kineze të varkave të dragoit dhe ka një histori të gjatë të garave me varka me dragonj, shkruan “CGTN”.

Gjatë konkursit, garuan 21 ekipe të varkave. Midis tyre ishin 12 vozitës bullgarë, të cilët iu bashkuan ekipeve vendase për të krijuar një moment të paharrueshëm shoqërie ndërkombëtare. (Elona)