Kujdesi shëndetësor i Shangait mbulon kostot e shërbimeve të riprodhimit të asistuar
2024-05-23 16:42:03

CFP

Shangai do të përfshijë 12 shërbime mjekësore të riprodhimit të asistuar në mbulimin e tij të sigurimit shëndetësor si një lëvizje për të inkurajuar fertilitetin.

Duke filluar nga 1 qershori, shpenzimet që lidhen me procedurat si marrja e vezëve, marrja e spermës, fekondimi artificial, kultura e embrionit dhe transferimi i embrionit do të përfshihen në mbulimin e kujdesit shëndetësor, bëhet e ditur në një qarkore të publikuar së bashku nga disa departamente.

Deri tani, një mbulim i tillë i kujdesit shëndetësor është shtrirë në 17 nga 20 institucionet mjekësore në Shangai që ofrojnë shërbime mjekësore riprodhuese të asistuara, shkruan “Xinhua”.

Përfshirja e këtyre 12 shërbimeve do të lehtësojë presionin ekonomik dhe psikologjik mbi pacientët dhe familjet e tyre, tha Zhang Ting, një mjek në departamentin e mjekësisë riprodhuese të spitalit Renji.

Për shembull, sigurimi i kujdesit shëndetësor do të paguajë 70 për qind të kostos së marrjes së vezëve, e cila kushton 2500 juanë (rreth 352 dollarë amerikanë) për procedurë, me çdo pacient të kualifikuar për mbulim tri herë brenda një institucioni të vetëm mjekësor, shpjegoi Zhang. (Elona)