Shkalla e papunësisë së të rinjve në Kinë shënoi rënie në prill
2024-05-23 13:08:35

Foto nga VCG

Shkalla e papunësisë së të rinjve në Kinë pësoi një rënie të lehtë në prill, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave. Të dhënat tregojnë se shkalla e papunësisë së anketuar të të rinjve të moshës 16 deri në 24 vjeç ishte 14.7 për qind në prill, 0.6 pikë përqindje më pak se muaji i kaluar. Edhe për të rinjtë e moshës 25 deri në 29 vjeç, norma e papunësisë ra me 0.1 pikë përqindjeje, shkruan “China Daily”.

Këto përllogaritje nuk përfshijnë studentët në shkolla apo kolegje, duke synuar një rezultat më të qartë dhe më të saktë të punësimit të të rinjve.

Situata e përgjithshme e papunësisë gjithashtu është lehtësuar muajt e fundit. Shkalla e papunësisë në zonat urbane ka shënuar rënie të vazhdueshme, duke mbetur rreth 5 për qind në muajin prill, duke rënë me 0.2 pikë përqindje nga muaji i kaluar. (Elona)