shërbimi përkujtimor për presidentin e ndjerë iranian Ebrahim Raisi në Teheran/CFP
Përfaqësuesi i posaçëm i presidentit kinez Xi Jinping, Zhang Guoqing, mori pjesë të mërkurën në Teheran në shërbimin përkujtimor për presidentin e ndjerë iranian Ebrahim Raisi dhe u takua me presidentin e përkohshëm Mohammad Mokhber.
Zhang Guoqing, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe zv.kryetar i Këshillit të Shtetit, tha se presidenti Xi dërgoi një mesazh ngushëllimi pas vdekjes së presidentit Raisi dhe e caktoi Zhang si përfaqësues të posaçëm për të marrë pjesë në shërbimin përkujtimor, çka tregon se Xi Jinping-u dhe qeveria kineze u kushtojnë rëndësi të madhe marrëdhënieve kino-iraniane.
Në emër të presidentit Xi, Zhang shprehu ngushëllime të thella për vdekjen e Raisit dhe simpatinë e sinqertë ndaj qeverisë e popullit iranian, si edhe familjes së Raisit.
Në këtë kohë të vështirë, populli kinez qëndron me vendosmëri pranë popullit iranian, tha Zhang, duke shprehur besimin se Irani do t'i kalojë vështirësitë e përkohshme dhe do të vazhdojë përparimin e nismave të ndryshme kombëtare.
Nga ana e tij, Mokhber shprehu mirënjohje e thellë ndaj presidentit Xi për emërimin e Zhang Guoqing-ut si përfaqësuesin e vet të posaçëm për të marrë pjesë në shërbimin përkujtimor.
Ai vuri në dukje se Irani do të vazhdojë, si gjithmonë, t'i zhvillojë marrëdhëniet me Kinën, duke shtuar që pala iraniane është e gatshme të bëjë përpjekje bashkë me palën kineze për të thelluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme ndërmjet të dy vendeve dhe për ta ngritur partneritetin e gjithanshëm strategjik Iran-Kinë në një nivel të ri.
(Xu Guang)