Disa fakte për të çjerrë gënjeshtrat e "20 majit" të liderëve të rajonit të Tajvanit
2024-05-23 15:06:01

foto nga VCG

foto nga VCG

Gënjeshtra e parë: Promovimi i teorisë absurde të "pavarësisë së Tajvanit" që Tajvani dhe Republika Popullore e Kinës nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Fakti: Tajvani i përket Kinës që nga kohërat e lashta dhe faktet ligjore për këtë janë të qarta. Pjesa kontinentale dhe rajoni i Tajvanit i përkasin një Kine dhe Tajvani është pjesë e Kinës. Përpjekjet për të ndryshuar natyrën e marrëdhënieve të dy anëve të ngushticës së Tajvanit përbëjnë një provokim serioz ndaj parimit të "një Kine".

Gënjeshtra e dytë: E ardhmja e Tajvanit vendoset nga 23 milionë njerëz.

foto nga VCG

foto nga VCG

Fakti: Tajvani është pjesë e pandashme e Kinës dhe e ardhmja e tij mund të përcaktohet vetëm nga më shumë se 1.4 miliardë kinezë, duke përfshirë bashkatdhetarët e Tajvanit.

Fakti: Tajvani është Tajvani i Kinës. Çështja e Tajvanit është punë e brendshme e Kinës dhe në të nuk tolerohen ndërhyrje të jashtme. Nëse e kërkon pavarësinë nga të tjerët, vetëm do të dëmtosh veten.

Gënjeshtra e katërt: Ekzagjerimi i kërcënimit nga pjesa kontinentale e Kinës

Fakti: Askush më shumë se pjesa kontinentale nuk dëshiron të arrijë ribashkimin e atdheut me mjete paqësore. Gjithsesi, provokimet për pavarësi nga autoritetet e Partisë Demokratike Progresive (DPP) do të ndëshkohen rëndë.

foto nga VCG

foto nga VCG

Gënjeshtra e pestë: Fjalët e rreme për zëvendësimin e konfrontimit me dialogun dhe të kontrollit me shkëmbime.

Fakti: Autoritetet e Partisë Demokratike Progresive (DPP) po pengojnë tërësisht shkëmbimet e ngushta ndërmjet të dy brigjeve dhe po u bashkangjitin këtyre shkëmbimeve premisën absurde të "reciprocitetit dypalësh".