Interneti satelitor i Kinës me orbitë të ulët shtrihet jashtë vendit
2024-05-23 16:46:06

Xinhua

Xinhua

Një kompani private hapësinore tregtare kineze, në partneritet me një universitet tajlandez, ka bërë një arritje të rëndësishme duke kryer provën inauguruese të një rrjeti komunikimi me brez të gjerë në internet satelitor me orbita të ulëta në Tajlandë.

Kjo shënon rastin e parë të aplikimit dhe eksplorimit të teknologjisë së internetit satelitor me brez të gjerë të Kinës me orbita të ulëta jashtë shtetit, shkruan “CGTN”.

“GalaxySpace”, një prodhues privat satelitor me bazë në Pekin, krijoi një stacion testimi tokësor në Universitetin e Teknologjisë Mahanakorn në Tajlandë, bazuar në internetin me brez të gjerë me orbitë të ulët. Ai mund të vëzhgojë vazhdimisht aftësitë e komunikimit të sinjaleve satelitore me valë milimetrike në kushtet lokale të motit.

Xinhua

Xinhua

Ky bashkëpunim ofron një platformë për ndërmarrjet dhe universitetet lokale për të kryer kërkime mbi sistemet e komunikimit satelitor në orbitë të ulët, përveçse kontribuon në avancimin e aftësive teknologjike të Tajlandës dhe skenarëve të aplikimit në këtë fushë, tha zëvendëspresidenti i “GalaxySpace” Liu Chang. (Elona)