Shangai lëshon karta udhëtimi me parapagesë për lehtësimin e udhëtarëve në hyrje
2024-05-23 11:57:40

Foto nga VCG

Shangai ka lëshuar një kartë udhëtimi me parapagesë me shumë qëllime, për të lehtësuar vizitorët që nuk janë në favor të pagesës me celular.

Me një bilanc maksimal prej 1000 juanë (rreth 140 dollarë), “Shangai Pass” mund të aplikohet në transportin publik, objektet kulturore dhe turistike dhe qendrat tregtare, sipas “Shanghai City Tour Card Development Co. Ltd.”, e cila lëshon kartën, bën të ditur “China Daily”.

Karta mund të blihet dhe rimbushet në aeroportet e Hongqiao dhe Pudong dhe në stacionet kryesore të metrosë. Karta mund të përdoret në autobusë, metro, taksi, tragete dhe atraksione turistike.

Mbajtësit e kartës mund të kenë rimbursimin e bilancit të mbetur kur të largohen nga qyteti. Ata gjithashtu mund ta përdorin kartën për transport publik në disa qytete të tjera, duke përfshirë Pekinin, Guangzhou, Xi'an, Qingdao, Chengdu, Sanya dhe Xiamen, bëri të ditur kompania.

Autoritetet kineze kanë marrë një sërë masash për të rritur komoditetin e turizmit për vizitorët hyrës, pasi të huajt që mbështeten kryesisht në kartat bankare dhe paratë e gatshme mund të gjejnë pengesa dhe sfida me pagesat celulare.

Shangai priti gati 1.27 milionë turistë hyrës në tremujorin e parë të këtij viti, 250 për qind më shumë nga viti i kaluar dhe pritet të pranojë rreth 5 milionë turistë hyrës për të gjithë vitin, sipas Administratës Komunale të Kulturës dhe Turizmit të Shangait. (Elona)