Kryeministri kinez thekson mbështetjen financiare për ekonominë reale
2024-05-22 17:11:01

CFP

CFP

Kryeministri kinez, Li Qiang, ka theksuar rolin e sektorit financiar në shërbim të ekonomisë reale dhe ka kërkuar përpjekje për të promovuar zhvillimin me cilësi të lartë të sektorit.

Li bëri thirrje për përpjekje në fushat e financave të teknologjisë, financave të gjelbra, financave gjithëpërfshirëse, financave të pensioneve dhe financave digjitale, citon “Xinhua”.

Ai nënvizoi gjithashtu nevojën për të përfunduar reformën e mekanizmave të menaxhimit financiar vendor sipas planit dhe për të forcuar mbikëqyrjen e rregullt mbi institucionet financiare vendore.

Sipas tij, duhen bërë përpjekje të përbashkëta për të parandaluar rreptësisht rreziqet e ndërlidhura në fusha të tilla si pasuritë e paluajtshme, borxhet e qeverisjes vendore dhe institucionet lokale financiare të vogla dhe të mesme dhe aktivitetet e paligjshme financiare duhet të goditen ashpër. (Elona)

CFP

CFP