Reshje rekord në Guangxi të Kinës jugore
2024-05-22 10:44:17

Foto nga VCG

Reshjet rekord kanë goditur shumë qytete në rajonin autonom Guangxi Zhuang të Kinës Jugore, duke shkaktuar përmbytje të rënda të rrugëve dhe ndërprerje të trafikut, citon “Xinhua” autoritetet lokale. 

Ekipet e reagimit të emergjencës u dërguan menjëherë në zonat e prekura dhe një sërë iniciativash sigurie janë zbatuar për të mbrojtur banorët nga fatkeqësitë dytësore.

Autoritetet meteorologjike në Guangxi lëshuan një alarm të kuq për reshje ekstreme të dielën, kur shumë banorë dhe automjete raportohet se u bllokuan në ujë në Nanning, kryeqendra rajonale. Mbi 30 udhëtime me tren u pezulluan për shkak të reshjeve të dendura të shiut, sipas “China Railway Nanning Group Co., Ltd”.

Autoritetet lokale kanë thënë se Guangxi po bëhet gjithnjë e më vigjilent ndaj motit ekstrem pasi tashmë ka hyrë në sezonin e tij të shirave.

Midis fundit të majit dhe mesit të qershorit të çdo viti, rajoni është veçanërisht i prirur ndaj rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve  për shkak të reshjeve. (Elona)