Kina miraton projekte investimi të aktiveve fikse me vlerë 320.7 miliardë juanë në periudhën janar-prill
2024-05-22 16:41:52

CFP

CFP

Planifikuesi më i lartë ekonomik i Kinës ka miratuar 50 projekte investimi të aseteve fikse me vlerë 320.7 miliardë juanë (rreth 45.1 miliardë dollarë amerikanë) në katër muajt e parë të vitit.

Këto projekte janë kryesisht në industritë e teknologjisë së lartë dhe ruajtjen e ujit, tha zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës (NDRC), Li Chao, në një konferencë për shtyp të martën, citon “Xinhua”.

Vetëm në prill, NDRC-ja miratoi 20 projekte investimi të aktiveve fikse me vlerë 115.2 miliardë juanë, tha Li.

Nga janari në prill, investimi i aktiveve fikse të vendit u rrit me 4.2 për qind në baza vjetore në 14.34 trilionë juanë, mbështetur nga politikat e qeverisë të krijuara për të zgjeruar investimet efektive.

CFP

CFP

Të nxitura nga politikat e qeverisë, investimet në rinovimet e pajisjeve në shkallë të gjerë shënuan një zgjerim relativisht të shpejtë.

Gjatë kësaj periudhe, investimet në pajisje dhe instrumente u rritën me 17.2 për qind krahasuar me një vit më parë, 13 pikë përqindje më e lartë se ritmi i përgjithshëm i rritjes së investimeve. (Elona)