I dërguari i posaçëm i presidentit kinez, Zhang Guoqing, do të marrë pjesë në shërbesën përkujtimore për presidentin e ndjerë iranian
2024-05-22 20:32:40

foto: VCG

foto: VCG

I dërguari i posaçëm i presidentit kinez Xi Jinping, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe zv.kryeministri i Kinës Zhang Guoqing, do të marrë pjesë në shërbesën përkujtimore për presidentin iranian të ndarë nga jeta pak kohë më parë, Seyed Ebrahim Raisi, që do të mbahet më 22 maj në Teheran.

Njoftimi u bë të mërkurën nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin.