Kryediplomatja gjermane u kërkon aleatëve të mbrojnë qiejt e Ukrainës
2024-05-22 16:21:34

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock (Foto ATSH)

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock (Foto ATSH)

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, gjatë vizitës së zhvilluar në Kiev bëri thirrje për më shumë mbështetje ndërkombëtare për të mbrojtur qiejt e Ukrainës nga sulmet ajrore ruse, shkruan “ATSH”.

“Për të mbrojtur Ukrainën nga raketat dhe dronët rusë, vendi ka nevojë urgjente për më shumë mbrojtje ajrore”,- tha Baerbock në fillim të vizitës së saj të shtatë në Ukrainë, që nga nisja e konfliktit në shkurt 2022.

Udhëtimi i saj nuk ishte njoftuar për arsye sigurie.

Baerbock tha se aleatët e Ukrainës duhet të bashkojnë forcat për hir të Ukrainës dhe për të parandaluar presidentin rus Vladimir Putin të dërgojë trupa në kufijtë pranë vendit.

Kryediplomatja gjermane tha se një nismë e udhëhequr nga Gjermania, që synon ndërtimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, ka mbledhur pothuajse 1 miliard euro (1 miliard dollarë).

Pak para vizitës së Baerbock, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi edhe një herë urgjencën e dërgimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe avionëve luftarakë perëndimorë në vendin e tij.

Zelensky ka kërkuar vazhdimisht dërgimin e dy sistemeve të tjera të mbrojtjes ajrore “Patriot” për të mbrojtur Kharkivin.(Elona)