Kina emeton pulla speciale për operën tradicionale kineze
2024-05-22 16:11:20

CFP

CFP

“China Post” emetoi një sërë pullash që paraqesin skena nga Yue Opera, një operë tradicionale kineze me origjinë nga provinca Zhejiang e Kinës lindore dhe një nga zhanret më të njohura të operës kineze, shkruan “Xinhua”.

Seti përbëhet nga tre pulla speciale që paraqesin skena nga tre shfaqje, duke përfshirë “The Butterfly Lovers”, një histori prekëse dashurie e konsideruar si versioni kinez i “Romeo dhe Zhuljeta”.

Një ceremoni për emetimin e pullave u mbajt në Hangzhou, kryeqendra e provincës Zhejiang.

Tre grupe artistësh nga trupa e Teatrit të Operas Zhejiang Xiaobaihua Yue interpretuan pjesë nga shfaqjet.

Sipas drejtorit të teatrit, Wang Binmei, imazhet në pulla përshkruajnë skenat më tërheqëse artistikisht të tre shfaqjeve.

Dizajnerët e pullave kanë kapur gjithashtu sharmin dhe finesën e Yue Opera për sa i përket portretizimit të personazheve, skenës dhe stilimit të kostumeve. (Elona)