CMG
Ditët e fundit, Lai Ching-te, i vetëquajturi "punonjësi pragmatik i pavarësisë së Tajvanit", mori detyrën si lideri i Rajonit të Tajvanit të Kinës.
Në fjalimin e marrjes së detyrës, ai deklaroi publikisht se të dy brigjet janë "të pavarura nga njëra-tjetra", ekzagjeroi kërcënimin ushtarak nga pjesa kontinentale e Kinës, vazhdoi me "kërkimin e pavarësisë nga forcat e jashtme" dhe "kërkimin e pavarësisë nga forcat e armatosura".
Në të njëjtën kohë, Sekretari Amerikan i Shtetit Blinken, uroi Lai Ching-te për marrjen e detyrës. Pala amerikane dërgoi përfaqësuesit e saj në ceremoninë. Kjo është shfaqja qesharake më e fundit midis SHBA dhe Tajvanit. Gjithsesi kjo nuk mund të lëkundë parimin e Një Kine, e kërkuar me ngulm nga komuniteti ndërkombëtar.
Tajvani është pjesë e Kinës. Pavarësisht nga zgjedhjet që organizohen, kjo mbetet një çështje e brendshme e Kinës. Në fjalimin e tij, Lai Ching-te përhapi publikisht teorinë e dy shteteve, u përpoq të "ndajë" Tajvanin nga bota e jashtme, tentoi të nxisë ndërkombëtarizimin e çështjes, për të tërhequr forcat e jashtme në ngushticat e tij.
Fjalët dhe veprimet e gabuara të palës amerikane, shkelën rëndë parimin e Një Kine dhe dispozitat e tre komunikatave të përbashkëta kino-amerikane. Shkelën rëndë angazhimin politik të marrë nga SHBA, për të mbajtur vetëm marrëdhënie kulturore, tregtare dhe të tjera jozyrtare me Rajonin e Tajvanit, dhe dhanë një mesazh të gabuar për forcat separatiste të "pavarësisë së Tajvanit".
CMG
Kjo i tregon sërish botës se provokimi nga Shtetet e Bashkuara dhe Tajvani, është kërcënimi i vërtetë i paqes dhe stabilitetit të kësaj ngushtice.
Analistët e CMG theksuan se fjalimet absurde të Lai Ching-te në ceremoninë e marrjes së detyrës, lidhen ngushtë me "pranimin e heshtjes" të palës amerikane. Pala amerikane nuk i beson Lai Ching-te në terma afatgjatë, por shpreson të shfrytëzojë fjalimet e tij për "pavarësinë e Tajvanit" për të provokuar reagimet e pjesës kontinentale të Kinës. Ky është një vit zgjedhor në SHBA, ndaj disa persona amerikanë dëshirojnë të marrin vota nëpërmjet "problemit të Tajvanit".
Nga këndvështrimi i mjedisit ndërkombëtar, Tajvani ka humbur 10 të ashtuquajtura "vende diplomatike" në tetë vitet e fundit. Pavarësisht mbështetjes nga Shtetet e Bashkuara, hapësira e autoriteteve të Tajvanit për aktivitete të jashtme po “tkurret” gjithnjë e më shumë.
183 shtete kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës. Kjo gjë dëshmon plotësisht se parimi i Një Kine është prirja e madhe e politikës botërore. (Xu Guang/Elona)