Kinë, shitjet me pakicë në internet shënuan rritje me 11.5 për qind në janar-prill
2024-05-22 10:41:40

Foto nga VCG

Shitjet me pakicë në internet në Kinë shënuan rritje të qëndrueshme në katër muajt e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare të martën.

Gjatë kësaj periudhe, shitjet me pakicë në internet u rritën me 11.5 për qind në baza vjetore në 4.41 trilionë juanë (rreth 620.52 miliardë dollarë amerikanë), bëri të ditur Ministria e Tregtisë, citon “Xinhua”.

Shitjet me pakicë në internet të mallrave fizike u rritën me 11.1 për qind në baza vjetore në 3.74 trilion juanë, duke kontribuar me 23.9 për qind të shitjeve me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë, sipas të dhënave.

Konsumi i shërbimeve kryesore në internet të monitoruara nga ministria u rrit me 25.1 për qind në baza vjetore në të njëjtën periudhë dhe konsumi i produkteve digjitale, të gjelbra dhe shëndetësore pati gjithashtu rritje të shpejtë. Në prill, shitjet online të pajisjeve shtëpiake dhe mobilieve në Kinë u rritën përkatësisht me 9.3 për qind dhe 12.2 për qind, mbështetur nga politika e vendit për tregtimin e mallrave të konsumit. (Elona)