Ningxia arrin përparim të madh në mbrojtjen ekologjike
2024-05-22 17:04:35

CFP

CFP

Rajoni autonom Ningxia Hui i Kinës veriperëndimore i ka dhënë përparësi mbrojtjes ekologjike në ndjekjen e zhvillimit me cilësi të lartë, duke arritur përparime në ruajtjen e ujit dhe kontrollin e shkretëtirëzimit, ndër të tjera, sipas një konference për shtyp të mbajtur në Pekin.

Ningxia ndodhet në rajone të thata dhe gjysmë të thata, me burimet e saj ujore për frymë dukshëm më të ulëta se mesatarja kombëtare, bën të ditur “Xinhua”.

“Burimet ujore janë vlerësuar gjithmonë si një element thelbësor në zhvillimin e Ningxia”,- tha Zhang Yupu, kryetar i rajonit autonom, duke vënë në dukje se Ningxia ka thelluar përpjekjet për të promovuar ruajtjen e ujit.

CFP

CFP

Të dhënat zyrtare treguan se deri në fund të vitit 2023, të gjitha qytetet në nivel prefekture në Ningxia arritën standardet kombëtare për qytetet që kursejnë ujin. Ningxia ka bërë gjithashtu përparim të jashtëzakonshëm në parandalimin dhe kontrollin e shkretëtirëzimit. Trajtimi i 8.2 milionë mu (546,667 hektarë) i planifikuar fillimisht për t'u përfunduar deri në vitin 2030, tani pritet të përfundojë tre vjet përpara afatit, tha Zhang.

PBB-ja e Ningxia-s u rrit me 5.8 për qind në tremujorin e parë të 2024-s, me normën e rritjes që mbeti ndër 10 më të mirat në vend për tetë tremujorë radhazi, sipas konferencës për shtyp.  (Elona)

CFP

CFP