I dërguari i posaçëm i presidentit Xi Jinping do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të Komoreve
2024-05-22 20:31:03

foto: VCG

foto: VCG

Me ftesë të presidentit të Komoreve Azali Assoumani, i dërguari i posaçëm i presidentit të Kinës Xi Jinping, nënkryetari i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez He Baoxiang, do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit Azali, që do të mbahet më 26 maj në kryeqytetin e Komoreve, Moroni.

Njoftimin e bëri të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin.