Xi Jinping-u i dërgon mesazh urimi presidentit të ri të Vietnamit
2024-05-22 20:36:29

foto: VCG

President i Republikës Socialiste të Vietnamit. Tô Lâm /VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të mërkurën një mesazh urimi z. Tô Lâm për marrjen e detyrës si president i Republikës Socialiste të Vietnamit.

Në mesazhin e tij, Xi vuri në dukje se Kina dhe Vietnami janë vende fqinje mike socialiste të lidhura me male dhe ujëra. “Vitin e kaluar, gjatë vizitës sime shtetërore në Vietnam, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm Nguyễn Phú Trọng, shpallëm formimin e një bashkësie me fate të përbashkëta Kinë-Vietnam me rëndësi strategjike, duke hapur një kapitull të ri të marrëdhënieve midis dy partive dhe dy vendeve. Shoh me kënaqësi se organet e pushtetit vendor dhe departamentet e ndryshme të të dy vendeve po përshpejtojnë krijimin e kësaj bashkësie dhe kanë arritur përparime pozitive. Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve kino-vietnameze dhe jam i gatshëm të punoj së bashku me ju, z. President, për të ruajtur komunikimin strategjik dhe për të udhëhequr ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta Kinë-Vietnam drejt një zhvillimi më të thellë e më të qëndrueshëm, duke u sjellë popujve tanë më shumë përfitime,”u shpreh kreu i shtetit i Kinës në mesazhin e urimit për presidentin e ri të Vietnamit. (Li Huailiang/Artan)