Xian, hapet Samiti i 14-të i Udhëheqjes për Turizmin Kinë-ShBA
2024-05-22 20:49:40

Samiti i 14-të i Udhëheqjes për Turizmin Kinë-ShBA u hap të mërkurën në qytetin Xian të provincës Shaanxi të Kinës Veriperëndimore me temën "Turizmi promovon shkëmbimet kulturore midis Kinës dhe ShBA-së". Ky samit synon të forcojë komunikimin, të thellojë bashkëpunimin dhe të nxisë shkëmbimet njerëzore dhe kulturore ndërmjet të dy vendeve. Rreth 400 përfaqësues nga departamentet qeveritare, organet  e pushtetit vendor dhe kompanitë e të dy vendeve morën pjesë në samit.

foto: VCG

foto: VCG

Anëtarja e Këshillit të Shtetit të Kinës, Shen Yiqin, mori pjesë në ceremoninë e hapjes të këtij samiti, lexoi letrën e presidentit kinez Xi Jinping drejtuar samitit dhe mbajti një fjalim.

Në fjalimin e saj, Shen tha se Kina do të zbatojë frymën e letrës së presidentit Xi dhe do të realizojë Nismën e Qytetërimit Global. Kina mirëpret ngrohtësisht turistët nga ShBA-ja e nga vende të tjera dhe do të punojë për të rritur nivelin e lehtësimit të udhëtimit, punës dhe jetës për të huajt që vizitojnë Kinën. (Li Huailiang/Artan)

foto: VCG

foto: VCG