Kina nis fushatën e promovimit të punësimit të të diplomuarve universitarë
2024-05-22 16:07:15

CFP

CFP

Ministria e Arsimit e Kinës ka njoftuar nisjen e një fushate 100-ditore për të promovuar punësimin e të diplomuarve të rinj universitarë, shkruan “Xinhua”.

Fushata, e cila do të zgjasë deri në gusht, përmban aktivitete në universitete të ndryshme anembanë vendit, si rekrutimi në shkallë të gjerë në kampuse, promovime politikash dhe vizita në ndërmarrje, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Drejtuesit e kolegjeve dhe universiteteve inkurajohen të vizitojnë ndërmarrjet për të shtuar mundësitë dhe potencialet e punësimit, ndërkohë që do të ketë edhe ngjarje të veçanta rekrutimi të organizuara në një platformë kombëtare të shërbimit të punësimit për studentët e universitetit, për të përmirësuar shkëmbimin e informacionit dhe rekomandimin e synuar.

CFP

CFP

Po ashtu, ministria bëri thirrje për përpjekje më të mëdha për të ndihmuar studentët nga familjet me vështirësi financiare dhe ata me aftësi të kufizuara për të gjetur punë.

Sipas autoriteteve kineze, numri i të diplomuarve të rinj universitarë në të gjithë vendin këtë vit pritet të arrijë në 11.79 milionë. (Elona)