Hong Kongu shton aktivitete për të nxitur turizmin
2024-05-22 12:03:10

Foto nga VCG

Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR) njoftoi se rajoni do të presë mbi 210 aktivitete këtë vit, nga 150 që ishin planifikuar fillimisht në fillim të këtij viti, duke shpresuar të tërheqë mbi 1.7 milionë turistë.

Shefi ekzekutiv i HKSAR, John Lee, tha se këta turistë pritet të shpenzojnë rreth 7.2 miliardë dollarë të Hong Kongut (rreth 923 milionë dollarë amerikanë), bën të ditur “Xinhua”.

Aktivitetet e planifikuara për gjysmën e dytë të vitit përfshijnë konferenca dhe ekspozita, ngjarje kulturore dhe artistike, lojëra sportive, si dhe aktivitete që lidhen me inovacionin e teknologjisë shkencore, tha në një konferencë shtypi Michael Wong, zëvendëssekretari financiar i qeverisë HKSAR.

Wong tha se qeveria e HKSAR do të vazhdojë të punojë për të krijuar terrenin për mundësitë e biznesit për industri të ndryshme në Hong Kong. (Elona)