Parku “Love Bay” i Nanjing ofron një vendstrehim romantik për të rinjtë
2024-05-21 14:22:59

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Parku i parë komunitar i Nanjing-ut me temë rreth dashurisë - Parku Ekologjik “Love Bay” (Gjiri i dashurisë) - është hapur në distriktin Jianye, ndërsa të hënën në Kinë nisi “Dita e Dashamirëve të Internetit”, shkruan “China Daily”.

Parku, me një sipërfaqe prej 15.000 metrash katrorë, përmban një ishull në formë zemre.

Me 21 peizazhe me temë dashurie, parku synon të sigurojë një hapësirë romantike për të rinjtë.

Qeveria e distriktit Jianye iu përgjigj dëshirës së të rinjve për më shumë pika romantike duke krijuar këtë park të gjelbër, me në qendër dashurinë, duke synuar të inkurajojë të rinjtë të lehtësojnë jetën e tyre të ngarkuar, të takojnë romancën dhe të dëshmojnë dashurinë në këtë hapësirë.

Për të ofruar hapësira të kohës së lirë për banorët e komunitetit, është ngritur një shesh qytetar në anën lindore të parkut, një vendkalim në anën e ujit është ndërtuar në ishullin në perëndim dhe një lëndinë me diell është zhvilluar në terrenin e lartë deri në veriu.

Në anën veriore të “Love Bay” është ndërtuar një lëndinë prej 30.000 metrash katrorë për të plotësuar nevojat e publikut për kamping.