BE-ja shpreh ngushëllime për vdekjen e presidentit iranian
2024-05-21 10:11:34

Foto nga VCG

Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, shprehu ngushëllimet në emër të Bashkimit Europian për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi në një aksident me helikopter, njofton “ATSH”.

“BE-ja shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e presidentit Raisi dhe ministrit të Jashtëm Abdollahian, si dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit dhe ekuipazhit të tyre në një aksident me helikopter”,- shkroi Michel në një postim në “X”.

“Mendimet tona shkojnë për familjet e viktimave”,- shtoi ai. (Fatosi)