Ministria ndan më shumë para për arsimin në zonat rurale
2024-05-21 13:18:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria kineze e Financave ka ndarë 158.2 miliardë juanë (21.9 miliardë dollarë), një rritje prej 2.3 miliardë juanë në baza vjetore, për të siguruar më tej arsimin e detyrueshëm të barabartë dhe me cilësi të lartë në zonat rurale.

Sipas ministrisë, do të rritet shuma e subvencioneve të jetesës për studentët e pafavorizuar ekonomikisht dhe vlerësohet se mbi 20 milionë studentë në mbarë vendin do të marrin subvencione.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Duke filluar nga semestri pranveror i këtij viti, subvencioni vjetor për frymë për nxënësit me konvikt të shkollave fillore do të rritet nga 1000 juanë në 1250 juanë dhe shuma për nxënësit e shkollave të mesme do të rritet nga 1250 juanë në 1500 juanë.

Përpjekjet do të intensifikohen për të subvencionuar rinovimin dhe rindërtimin e ndërtesave të shkollave rurale, me subvencionin për metër katror që do të rritet nga 900 juanë në 1200 juanë në zonat perëndimore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për më tepër, do të ofrohet mbështetje për rritjen e subvencioneve të jetesës për mësuesit ruralë dhe përmirësimin e kushteve të mësimdhënies në shkollat me konvikte rurale, bëri të ditur ministria.