Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kamboxhias do të vizitojë Kinën
2024-05-21 21:00:09

foto: VCG

foto: VCG

Me ftesë të ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi, zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Kamboxhias, Sok Chenda Sophea, do të vizitojë Kinën nga 23 deri më 25 maj. Njoftimin e bëri të ditur të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin.