Kina paraqet demarsh ndaj komenteve të Blinken-it për rajonin e Tajvanit
2024-05-21 20:42:26

Ministria e Jashtme e Kinës tha të martën se ka bërë demarsh serioz ndaj ShBA-së për shkak të "urimeve" të sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken ndaj Lai Ching-te, i cili mori detyrën si lideri i ri i rajonit të Tajvanit të hënën.

foto: VCG

foto: VCG

Veprimi i ShBA-së cenon rëndë parimin e "Një Kine" dhe tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane, shkel seriozisht premtimin politik të bërë nga ShBA-ja për të mbajtur vetëm marrëdhënie kulturore, tregtare  marrëdhënie të tjera jozyrtare me rajonin e Tajvanit dhe u dërgon një sinjal shumë të gabuar forcave separatiste të "pavarësisë së Tajvanit", tha në një konferencë për shtypin Wang Wenbin, zëdhënës i ministrisë.

"Kina është shumë e pakënaqur, e kundërshton fuqimisht këtë gjë dhe ka bërë demarsh serioz ndaj Shteteve të Bashkuara," tha ai. (Li Huailiang/Artan)