Kina lëshon 4 satelitë të rinj me raketën "Kuaizhou-11 Y4"
2024-05-21 20:39:40

foto: CMG

foto: CMG

Kina lëshoi të martën raketën bartëse "Kuaizhou-11 Y4" nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Jiuquan-it në veriperëndim të vendit, duke dërguar katër satelitë të rinj në hapësirë.

Raketa komerciale u nis më 12:15 të pasdites sipas orës së Pekinit.

Katër satelitët, që përfshijnë "Wuhan-1" dhe një satelit për testimin e teknologjisë në orbitë shumë të ulët, si edhe dy satelitët komercialë "Tianyan-22" dhe "Lingque-3-01", kanë hyrë në orbitat e planifikuara.

Ky lëshim ishte misioni i 32-të i fluturimit i serisë së raketave "Kuaizhou".