Tigrat siberianë dhe leopardët Amur rriten në parkun kombëtar të Kinës verilindore
2024-05-21 14:08:16

Foto nga CGTN

Përpjekjet e Kinës për të përmirësuar habitatet në zonat verilindore për leopardët Amur dhe tigrat siberianë po japin rezultate të rëndësishme, shkruan “CGTN”.

Në Parkun Kombëtar të Tigrave dhe Leopardit të Kinës verilindore gjatë tre viteve të fundit është regjistruar një rritje e dukshme e popullsisë.

Vetëm në vitin 2023, parku mirëpriti 20 këlyshë të rinj tigri të egër siberian dhe 15 këlyshë leopardi të egër.

Që nga viti 2015, shkalla e mbijetesës së tigrave dhe leopardëve të egër është rritur nga 33 për qind në gati 50 për qind. (Fatosi)