Kryediplomati kinez i dërgon mesazh ngushëllimi homologes indoneziane për përmbytjet dhe shirat e rrëmbyeshëm
2024-05-21 21:03:54

Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe ministër i Jashtëm i Kinës, i dërgoi një mesazh ngushëllimi ministres së Jashtme indoneziane Retno Marsudi në lidhje me përmbytjet e mëdha dhe shirat e rrëmbyeshëm në Indonezi.

foto: VCG

foto: VCG

Në mesazhin e tij, Wang Yi tha se u trondit kur mësoi për përmbytjet e mëdha që goditën disa zona në Sumatrën Perëndimore, duke shkaktuar humbje të mëdha në jetë njerëzore dhe dëme të mëdha materiale. "Dëshiroj të shpreh ngushëllime për viktimat dhe simpati për të afërmit e tyre dhe të plagosurit," u shpreh Wang Yi. (Li Huailiang)