Wang Yi: Diplomacia e krerëve të shteteve është forca shtytëse për marrëdhëniet Kinë-Uzbekistan
2024-05-21 20:52:39

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi vuri në dukje të hënën se udhëzimi strategjik i diplomacisë së krerëve të shteteve është forca më e rëndësishme shtytëse për marrëdhëniet Kinë-Uzbekistan dhe miqësia e thellë mes të dy liderëve është veçoria më e spikatur e marrëdhënieve të tyre.

Wang i tha këto gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm të Uzbekistanit Bakhtiyor Saidov në kryeqytetin e Kazakistanit Astana, ku ata ndodheshin për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh).

Ministri kinez tha se Kina do të vazhdojë, si gjithmonë, ta mbështesë Uzbekistanin në ruajtjen e interesave të tij kombëtare, në nxitjen e strategjisë kombëtare të zhvillimit dhe në luajtjen e një roli më të madh në çështjet ndërkombëtare.

Duke vlerësuar përkushtimin e Uzbekistanit ndaj parimit të “Një Kine”, Wang shprehu besimin se pala uzbekistanase do të vazhdojë ta mbështesë me vendosmëri palën kineze në çështjet që lidhen me interesat thelbësore të Kinës. (Li Huailiang/Artan)