Wang Yi: Kina kundërshton sanksionet e Perëndimit ndaj Bjellorusisë
2024-05-21 21:02:07

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi deklaroi të hënën se Kina kundërshton sanksionet e njëanshme të paligjshme të vendosura ndaj Bjellorusisë nga ShBA-ja dhe vendet e tjera perëndimore.

foto: VCG

foto: VCG

Wang i tha këto gjatë një takimi me homologun e tij bjellorus Sergei Aleinik në kryeqytetin e Kazakistanit Astana, ku të dy kryediplomatët gjendeshin për të marrë pjesë në një mbledhje të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh).

Wang theksoi se Kina e mbështet popullin bjellorus që të ndjekë rrugën e zhvillimit që ka zgjedhur vetë dhe kundërshton ndërhyrjen e jashtme në punët e brendshme të Bjellorusisë.

foto: VCG

foto: VCG

Kina është e gatshme të punojë me Bjellorusinë për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga të dy krerët e shtetit, të intensifikojë mbështetjen politike të ndërsjellë, të thellojë bashkëpunimin për nismën “Një brez, një rrugë” dhe të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë në çështjet ndërkombëtare, u shpreh ministri i Jashtëm kinez.

Nga ana e tij, Aleinik tha se Bjellorusia është e gatshme të forcojë ndërthurjen e strategjive të zhvillimit me Kinën dhe të arrijë besimin e ndërsjellë strategjik, bashkëpunimin politik dhe zhvillimin e përbashkët ekonomik. Ai theksoi se Bjellorusia do të vazhdojë, si gjithmonë, të mbështesë plotësisht qëndrimin e Kinës në çështjet që kanë lidhje me Tajvanin, Xinjiang-un, Xizang-un dhe Detin e Kinës Jugore. (Li Huailiang/Artan)