Kina dërgon katër satelitë në hapësirë
2024-05-21 14:18:00

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina lëshoi të hënën një raketë transportuese Long March 2D, duke dërguar 4 satelitë në orbitën e paracaktuar, njofton “China Daily”.

Raketa u ngrit në orën 11:06 të mëngjesit (koha e Pekinit) nga qendra e nisjes satelitore Taiyuan në provincën veriore të Shanxi.

Konstelacioni satelitor është koduar Pekin 3C.

Ky ishte misioni i 523-të i fluturimit i serisë së raketave Long March.