ISIS merr përgjegjësinë për sulmin me armë ku vdiqën tre turistë spanjollë
2024-05-21 14:29:23
Foto Panorama
Grupi militant Shteti Islamik (IS) mori përgjegjësinë për një sulm me armë zjarri ndaj turistëve në provincën Bamiyan në Afganistan, njofton “Panorama”.
Tre turistë spanjollë u vranë dhe një tjetër u plagos në sulmin që ndodhi më 17 maj, konfirmoi Ministria e Jashtme e Spanjës.
Abdul Matin Qane, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të udhëhequr nga qeveria talebane, tha se katër persona janë arrestuar si të dyshuar për sulmin.
Përveç tre turistëve të huaj, i vrarë mbeti edhe një qytetar afgan dhe u plagosën edhe katër të huaj dhe tre afganë
Në Bamiyan ndodhet një zonë e mbrojtur nga UNESCO dhe mbetjet e dy statujave të mëdha të Budës, të cilat u hodhën në erë nga talebanët gjatë sundimit të tyre më 2001-shin.
Lajmet Kryesore