MJK-ja u bën thirrje vendeve përkatëse të dëgjojnë zërin e drejtë të bashkësisë ndërkombëtare
2024-05-20 20:33:39

Sanksionet e njëanshme të vendosura nga disa vende ndaj Kinës duhet të hiqen menjëherë, tha të hënën ministri i Jashtëm i Kinës Wang Wenbin në një konferencë për shtypin.

Me ftesën e palës kineze, znj. Du Han, raportuese e posaçme e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së për Ndikimin Negativ të Masave të Njëanshme Detyruese mbi të Drejtat e Njeriut, vizitoi Kinën nga 6 deri më 17 maj. Ajo vizitoi Pekinin, Xinjiang-un e Shenzhen-in dhe zhvilloi bisedime me departamentet qeveritare përkatëse, kompanitë, shoqatat industriale e organizatat shoqërore. Në fund të vizitës, znj. Du mbajti një konferencë shtypi në Pekin lidhur me vizitën e saj, duke theksuar se sanksionet e njëanshme nuk duhet të përdoren si mjete të politikës së jashtme dhe të presionit ekonomik. Sanksionet e njëanshme të vendosura nga disa vende ndaj Kinës shkelin ligjin ndërkombëtar e kanë një ndikim negativ në të drejtat e njeriut, prandaj duhet të hiqen.

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Lidhur me këtë, zëdhënësi Wang tha: "Sanksionet e njëanëshme shkelin rëndë parimet e Kartës së OKB-së dhe rregullat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare, cenojnë të drejtat e njeriut dhe dëmtojnë bashkëpunimin ndërkombëtar. Kina ka qenë gjithmonë kundër sanksioneve të tilla. Ne u bëjmë thirrje vendeve përkatëse të dëgjojnë zërin e drejtë të bashkësisë ndërkombëtare dhe të heqin menjëherë të gjitha sanksionet e paligjshme të njëanshme. Kina është e gatshme të forcojë komunikimin me të gjitha palët, duke përfshirë mekanizmat e të drejtave të njeriut të OKB-së, të thellojë njohuritë ndërkombëtare mbi natyrën e paligjshme e të dëmshme të sanksioneve të njëanshme, të punojë së bashku për të pakësuar ndikimet negative të sanksioneve të njëanshme në të gjithë botën dhe të promovojë zhvillimin e shëndetshëm të kauzës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.” (Li Huailiang/Artan)