Wang Yi: Kina shpreh ngushëllime të thella për vdekjen e presidentit dhe ministrit të Jashtëm të Iranit
2024-05-20 20:11:35

Anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe ministër i Jashtëm i Kinës Wang Yi shprehu ngushëllime të thella për vdekjen tragjike të presidentit dhe ministrit të Jashtëm të Iranit, gjatë një konference për shtypin në Astana së bashku me zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Murat Nurtleu.

foto: VCG

Presidenti iranian Ebrahim Raisi/foto: VCG

Wang Yi tha se u pikëllua kur mësoi se zyrtarët iranianë kishin konfirmuar vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi dhe ministrit të Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian në një aksident me helikopter. Në emër të palës kineze, ai shprehu ngushëllime të thella, si edhe simpati të sinqertë për familjet e tyre, qeverinë dhe popullin iranian. Presidenti Raisi dhe ministri Amir-Abdollahian kanë dhënë kontribute të rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Kinës e Iranit dhe për promovimin e bashkëpunimit miqësor rajonal. Pas aksidentit, Kina ofroi ndihmë aktive në përpjekjet e kërkim-shpëtimit dhe është e gatshme të vazhdojë të ofrojë çdo mbështetje të nevojshme. Wang shprehu besimin se qeveria dhe populli iranian do ta kapërcejnë këtë periudhë të vështirë. (Li Huailiang/Artan)