Wang Yi dërgon një mesazh urimi për 22-vjetorin e themelimit të Timorit Lindor
2024-05-20 15:36:41

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më 20 maj, Ministri i Jashtëm Wang Yi i dërgoi një mesazh Ministrit të Jashtëm të Timor-Leste Bendito, për ta uruar atë për 22 vjetorin e themelimit të Republikës Demokratike të Timorit Lindor.

Wang Yi tha se nën udhëheqjen e përbashkët të liderëve të dy vendeve, Kina dhe Timori Lindor vendosën një partneritet gjithëpërfshirës strategjik vitin e kaluar, ndaj bashkëpunimi dypalësh ka arritur rezultate të reja. 

“Jo shumë kohë më parë, zoti Ministër dhe unë patëm një takim të suksesshëm në Chongzuo, Guangxi. Jam i gatshëm të punoj me zotin Ministër për të trashëguar traditën e shkëlqyer të besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të favorshëm, për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga liderët e dy vendeve dhe për të promovuar partneritetin gjithëpërfshirës strategjik për të ecur vazhdimisht përpara.“ theksoi Wang. (Jiang Lei)