Li Qiang i dërgon një mesazh urimi Kryeministrit të Timorit Lindor
2024-05-20 15:20:24

Foto nga VCG

Kryeministri kinez Li Qiang i dërgoi të hënën një mesazh urimi Kryeministrit të Timorit Lindor, Xanana Gusmao, për ta uruar për 22 vjetorin e themelimit të Republikës Demokratike të Timorit Lindor .

Li Qiang u shpreh se Kina dhe Timori Lindor kanë një fqinjësi tradicionale miqësore. 

Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike 22 vjet më parë, raporti mes dy vendeve ka shënuar një progres të madh. Bashkëpunimi me përfitime reciproke është thelluar vazhdimisht. Kjo gjë ka nxitur efektivisht zhvillimin e përbashkët të dy vendeve. 

Në shtatorin e kaluar, të dyja vendet krijuan një lidhje partneriteti strategjik gjithëpërfshirës, duke arritur një hap historik në marrëdhëniet dypalëshe. 

Kina është e gatshme të vazhdojë me Timorin Lindor të zhvillohen së bashku në rrugëtimin e modernizimit, të promovojë marrëdhëniet dypalëshe për të arritur një zhvillim të ri akoma më të madh, për të përfituar vërtet të dy popujt. (Çang Çuo)