Shiu i dendur godet Guangxi
2024-05-20 10:53:05

Foto nga VCG

Mbi 30 trena pasagjerësh kanë pezulluar funksionimin nga e shtuna deri të hënën në mëngjes për shkak të shiut të dendur në rajonin autonom Guangxi Zhuang, njoftoi të shtunën Zyra Hekurudhore Nanning, citon China Daily.

Nga e shtuna deri në mëngjesin e së dielës, rajonet veriore, qendrore dhe bregdetare të Guangxi përjetuan reshje të dendura shiu, me disa zona me rrebeshe të forta.

Qytetet e Qinzhou, Fangchenggang dhe Nanning u përballën me reshje jashtëzakonisht të mëdha, me qytezën Longmengang të Qinzhou që regjistroi një akumulim 24-orësh reshjesh prej 610.5 milimetrash, duke bërë një rekord të lartë për qytetin.

Në orën 3 të mëngjesit të së dielës, qyteti dëshmoi një shi prej 189.6 milimetrash për një orë, duke vendosur një rekord të ri për reshjet e shiut për orë në rajon.

Që nga ora 3 e mëngjesit, reshjet e shiut në Nanning iu afruan afro 200 milimetra, duke shkaktuar një përgjigje të Nivelit të Parë për të parandaluar mbytjen urbane. Aktualisht, ekipet e qytetit të reagimit ndaj emergjencave kanë vendosur gjithsej 625 personel për parandalimin dhe kontrollin e përmbytjeve, së bashku me 105 automjete dhe 80 komplete pajisje pompimi. Janë vënë në funksion të gjitha stacionet e pompimit të kullimit në qytet.(Fatosi)