Kina prezanton 6,300 masa preferenciale për të nxitur turizmin
2024-05-20 10:45:54

Foto nga VCG

Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit mbi 6,300 masa preferenciale në shtatë kategori janë futur në të gjithë Kinën për të nxitur turizmin në një fushatë njëmujore për të shënuar Ditën e Turizmit të Kinës këtë vit, njofton Xinhua.

Ministria tha se të gjitha lokalitetet kanë punuar me shoqatat e industrisë, kompanitë e platformave, operatorët e telekomit dhe platformat financiare për të lëshuar mbi 100 milionë juanë (rreth 14.08 milionë dollarë amerikanë) kuponë konsumatorësh.

Ai shtoi se masat preferenciale, si ulja e çmimeve dhe hyrja falas në pikat piktoreske, dhe aktivitetet preferenciale, si zbritjet në sipërmarrjet turistike, u nisën për të përmbushur më mirë nevojat e njerëzve për kulturë dhe konsum turistik. 19 maji i këtij viti shënoi Ditën e 14-të të Turizmit në Kinë. (Fatosi)