Ministria kineze e Tregtisë shtoi të hënën disa kompani amerikane në listën e subjekteve jo të besueshme, për shkak të përfshirjes së tyre në shitjen e armëve rajonit të Tajvanit të Kinës.
foto: VCG
Ato përfshijnë Kompaninë e Sistemeve Ajrore "General Atomics", Kompaninë e Sistemeve Tokësore "General Dynamics" dhe Kompaninë e Mbrojtjes, Hapësirës dhe Sigurisë "Boeing". Sipas njoftimit, këto kompani nuk do të lejohen të përfshihen në veprimtari importi ose eksporti që kanë lidhje me Kinën dhe të bëjnë investime të reja në Kinë.
Sipas njoftimit, zyrtarët e lartë të këtyre kompanive nuk do të lejohen të hyjnë në Kinë, lejet e tyre të punës dhe statuset e tyre si vizitorë ose rezidentë do të revokohen, dhe asnjë aplikim që paraqesin ata, nuk do të pranohet.
"Këto masa janë ndërmarrë për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat e zhvillimit të Kinës," thuhet në deklaratë. (Li Huailiang/Artan)