Pekini nis muajin e muzeve në Muzeun e Kanalit të Madh
2024-05-20 15:53:26

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ngjarja "Muaji i Muzeut të Pekinit 2024" filloi në Muzeun e Kanalit të Madh të Pekinit të shtunën, me ekspozita të ndryshme dhe aktivitete kulturore të planifikuara gjatë muajit të ardhshëm, njofton China Daily.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Yu Jun, nënkryetar i Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor Komunal të Pekinit, tha se trashëgimia e pasur historike dhe kulturore është një burim i çmuar për Pekinin për të promovuar ndërtimin e një "Qyteti të Muzeve".

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mbi 100 muzetë në Pekin do të organizojnë rreth 1000 ekspozita online dhe offline, me bileta falas që do t'u shpërndahen rreth 10,000 njerëzve çdo ditë.

Pekini gjithashtu do të nisë garat e produkteve kulturore dhe krijuese dhe do të krijojë tregje të fundjavës në muze të caktuar. Disa muze do të organizojnë aktivitete të vlerësimit të filmit dhe leximit gjatë kësaj periudhe.(Fatosi)