Foto nga VCG
Me 2024 që shënon 60 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Francës, një koncert unik kori kino-francez u mbajt së fundmi në Paris për të festuar miqësinë midis dy vendeve, njofton CGTN.
Koret dhe muzikantët nga të dy vendet sollën një festë madhështore audiovizive për audiencën vendase kineze dhe franceze për të festuar 60-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Kinë-Francë, duke i dhënë një prekje të gjallë Vitit të Kulturës dhe Turizmit Kinë-Francë. Të dy koret performuan së bashku klasikun kinez "Lulja e Jasminës", me meloditë e tyre harmonike që e çuan koncertin drejt kulmit.
Foto nga VCG
Artistët dhe dashamirës të muzikës nga Kina dhe Franca, duke kapërcyer dallimet e moshës dhe gjuhës, shprehën bashkërisht miqësinë e thellë mes popujve të dy vendeve dhe shpresën e tyre të zjarrtë për "miqësinë e përjetshme kino-franceze".
Foto nga VCG
Artistët në këtë ngjarje thanë se mes ndryshimeve të shpejta globale, Franca dhe Kina duhet të thellojnë bashkëpunimin kulturor dhe ndërmjet njerëzve në themelet ekzistuese dhe ndërsa të dy vendet vazhdojnë të angazhohen me njëri-tjetrin, perspektivat e tyre unike kulturore dhe përpjekjet bashkëpunuese mund të shërbejnë si një referencë për marrëdhëniet ndërkombëtare në shekullin e 21-të.(Fatosi)