Rritje e shitjeve të kamionëve në Kinë në prill
2024-05-20 14:10:13

Foto nga VCG

Shitjet e kamionëve në Kinë u rritën 4.4 për qind nga viti në vit në prill pasi politikat e promovimit të konsumit të vendit nxitën tregun, treguan të dhënat e industrisë, njofton Xinhua. Sipas Shoqatës së Makinave të Pasagjerëve të Kinës, 44,000 kamionçina u shitën në Kinë muajin e kaluar.

Të dhënat zbuluan se eksportet e automjeteve të tilla përbënin 42 për qind të totalit të shitjeve të kamionëve në vend.

Kërkesa në rritje për makina kineze në tregjet jashtë shtetit ka nxitur rritjen e vazhdueshme të eksporteve të kamionçinës të Kinës që nga viti 2022, tha shoqata. Në katër muajt e parë të vitit, shitjet e kamionëve në Kinë arritën në 173,000 njësi, me një rritje prej 5.1 për qind nga viti në vit. (Fatosi)