Kina dhe Taxhikistani përmirësojnë bashkëpunimin pragmatik
2024-05-20 15:31:28

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Kina dhe Taxhikistani duhet të shfrytëzojnë plotësisht avantazhet e tyre të përgjithshme dhe të përmirësojnë bashkëpunimin pragmatik, tha të dielën Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Taxhikistanit Sirojiddin Muhriddin në Dushanbe, kryeqyteti i Taxhikistanit.

Wang, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK,  tha që Kina është e gatshme të ndihmojë Tagjikstan për të përshpejtuar procesin e industrializimit dhe për të ngritur nivelin e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik.

Wang bëri një vizitë zyrtare në Taxhikistan dhe pati takim me presidentin Emomali Rahmon të shtunën në Dushanbe.

Kina do të punojë me Taxhikistanin për të rritur më tej vëllimin e tregtisë, për të promovuar bashkëpunimin në burimet minerare dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në fushat në zhvillim si energjia e re dhe tranzicioni i gjelbër, i tha ai Muhriddinit.

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Kina nxit sa më shumë kompani me fonde kineze që të investojnë në Taxhikistan dhe shpreson që pala taxhike do të sigurojë një mjedis të favorshëm biznesi për ndërmarrjet kineze, tha ai.

Ai shtoi se të dyja vendet duhet të vazhdojnë të mbështesin me vendosmëri njëri-tjetrin në çështjet ndërkombëtare, të mbrojnë bashkërisht interesat strategjike të dy vendeve dhe të garantojnë drejtësinë ndërkombëtare.

Muhriddin tha se Taxhikistani është i gatshëm të punojë me Kinën për të promovuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Taxhikistani do t'i përmbahet me vendosmëri parimit të një Kine, tha ai, duke shtuar se vendi i tij është i gatshëm të zbatojë bashkërisht Iniciativën e Sigurisë Globale me Kinën dhe të adresojë së bashku sfidat e sigurisë.

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Ai shtoi gjithashtu se Taxhikistani i kushton rëndësi koordinimit dhe bashkëpunimit me Kinën në Kombet e Bashkuara, Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait si dhe mekanizmin Kinë-Azinë Qendrore.(Jiang Lei)