Situata politike në Tajvan nuk e ndryshon faktin që ka vetëm një Kinë
2024-05-20 20:19:49

Lai Ching-te dërgoi "një sinjal të rrezikshëm" për kërkimin e "pavarësisë së Tajvanit" dhe bëri provokime që cenojnë paqen dhe qëndrueshmërinë ndërmjet dy brigjeve të ngushticës në fjalimin e tij të hënën gjatë marrjes së rolit të liderit të ri të rajonit të Tajvanit, tha të hënën zëdhënësi i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit të Kinës Chen Binhua.

foto: VCG

foto: VCG

Zëdhënësi theksoi se në fjalimin e tij Lai mbajti me kokëfortësi qëndrimin e mbështetjes së "pavarësisë së Tajvanit", duke promovuar në mënyrë të papërgjegjshme separatizmin, duke nxitur konfrontimin ndërmjet dy brigjeve të ngushticës dhe duke kërkuar pavarësinë me mbështetjen e huaj e nëpërmjet forcës.

Tajvani është një pjesë e pandashme e Kinës, tha Chen, duke theksuar se "pavarësia e Tajvanit" dhe paqja ndërmjet dy brigjeve të ngushticës "janë të papajtueshme si zjarri dhe uji".

Edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin vuri në dukje që, pavarësisht se si ndryshon situata politike në Tajvan, ajo nuk do të ndryshojë faktet historike dhe ligjore që të dyja anët e Ngushticës së Tajvanit i përkasin një Kine dhe prirjen historike që Kina në fund të fundit do të ribashkohet dhe do të ribashkohet pashmangshmërisht.

Duke theksuar se parimi i "Një Kine" është një konsensus i bashkësisë ndërkombëtare dhe përputhet me normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare, zëdhënësi i diplomacisë kineze u shpreh se ky parim është gjithashtu baza politike, si edhe parakushti për Kinën në zhvillimin e marrëdhënieve me vendet e tjera.

Shumica dërrmuese e vendeve dhe e organizatave ndërkombëtare e rajonale i mbështesin fuqishëm qeverinë dhe popullin kinez, si edhe e përkrahin kauzën e drejtë të Kinës kundër aktiviteteve separatiste të "pavarësisë së Tajvanit" dhe në përpjekjet për ribashkimin kombëtar, shtoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze. (Li Huailiang/Artan)